Zëvendëskryeministri belg hetohet për korrupsion - Bota Sot
Zëvendëskryeministri belg hetohet për korrupsion

Evropë

Zëvendëskryeministri belg hetohet për korrupsion

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 23:16
Didier Reynders

Prokuroria e Brukselit ka hapur një hetim kundër zëvendëskryeministrit belg, njëkohësisht ministër i Jashtëm dhe i Mbrojtjes në largim,  Didier Reynders, komisioner i propozuar për Drejtësinë në ekzekutivin e ri të Bashkimit Europian, pas disa akuzave për korrupsion dhe pastrim parash, njoftuan sot disa medie belge.

Dosja në ngarkim të Reynders u hap pas disa zbulimesh nga ana e një ish-agjenti sekret të Sigurisë së Shtetit, i cili në prill të vitit të kaluar u paraqit në Policinë Gjyqësore Federale duke e akuzuar Reynders dhe një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë për korrupsion dhe pastrim parash.

Në përfundim të hetimeve paraprake prokuroria duhet të vendosë nëse të dhënat për Reynders janë të mjaftueshme dhe nëse kjo dosje duhet t’i jepet Prokurorisë së Përgjithshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...