Rusia fillon ushtrimet ushtarake me gjashtë shtete

Evropë

Rusia fillon ushtrimet ushtarake me gjashtë shtete

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Ushtrimet strategjike dhe operacionale të ushtrisë ruse, të cilat mbahen për çdo vit, do të fillojnë të hënën. Në këto ushtrime do të marrin pjesë edhe forcat e Kinës, Indisë, Pakistanit, Kazakistanit, Kirgistanit dhe Uzbekistanit, ndërsa do të përfundojnë më 21 shtator.

Që nga reformat e nisura në ushtri nga viti 2008, Komanda e Përbashkët Strategjike e forcave ruse i ka mbajtur dy ushtrime, në vitet 2011 dhe 2015.

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë se këto ushtrime nuk janë kundër ndonjë pale të tretë dhe se kanë të bëjnë me operacionet kundër terrorizmit.

Ushtrimet e këtij viti do të përfshijnë numrin më të madh të ushtarëve deri më tash. Në to do të marrin pjesë 128 mijë ushtarë me 20 mijë pajisje ushtarake, 600 helikopterë dhe aeroplanë dhe 15 luftanije.

Në ushtrimet e vitit 2015 kishin marrë pjesë 95 mijë ushtarë, të cilët ishin përgatitur për operacionet ruse në Siri.

Sipas fondacionit “Jamestown Foundation”, ushtrimet ushtarake të këtij viti duken më pak si ushtrime kundër terrorizmit, por më shumë si përgatitje për luftë mes shteteve, njësoj si ushtrimet e tjera të ushtrisë ruse në vitet e fundit, shkruan “Free Europe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat