Farage parashikon shtyrje të Brexit-it dhe dështim të planit të Johnson-it - Bota Sot
Farage parashikon shtyrje të Brexit-it dhe dështim të planit të Johnson-it

Evropë

Farage parashikon shtyrje të Brexit-it dhe dështim të planit të Johnson-it

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 13:47
Nigel Farage

Aktivisti për Brexit-in dhe politikani britanik, Nigel Farage, ka thënë se largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian do të shtyhet përsëri, sepse parlamenti do ta refuzojë përpjekjen e kryeministrit Boris Johnson për të arritur marrëveshje me Brukselin në minutën e fundit.

I vlerësuar nga përkrahësit e tij si “babai i Brexit-it”, Farage tha se largimi nga BE-ja, i planifikuar për të ndodhur më 31 tetor, tash është në dyshim pasi elita politike në Londër është duke bashkëpunuar me Bashkimin Evropian për ta lënë anash referendumin e vitit 2016, në të cilin 52 për qind e votuesve e përkrahën largimin nga BE-ja.

Farage tha se Britania është buzë mosmarrëveshjes më të madhe që nga Lufta Civile Angleze e shekullit të shtatëmbëdhjetë dhe se kryeministri Johnson mund ta shkatërrojë Partinë Konservatore duke u përpjekur ta ngjallë marrëveshjen e dështuar të ish-kryeministres Theresa May.

“Në samitin e tetorit, Bashkimi Evropian do të ofrojë diçka dhe Borisi do ta kthejë marrëveshjen në kuvend para datës 31 tetor. Unë dyshoj se ai do të dështojë ta miratojë atë”, tha Farage gjatë një interviste për agjencinë “Reuters”.

Ai shtoi: “Kështu, nuk do të dalim nga BE-ja më 31 tetor dhe pastaj vërtet do të gjendemi në ujëra të panjohura. Nuk di nëse kuvendi do ta miratojë mbajtjen e referendumit të dytë apo do të kemi zgjedhje të përgjithshme”, shkruan “Reuters”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...