Rusia nis ushtrime masive ushtarake - Bota Sot
Rusia nis ushtrime masive ushtarake

Evropë

Rusia nis ushtrime masive ushtarake

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 17:48
Rusi - foto arkivi

Ushtria ruse nisi të hënën ushtrimet vjetore strategjike.

Forca nga Kina, India, Pakistani, Kazakistani, Kirgizia dhe Uzbekistani iu bashkuan Komandës së Përbashkët Strategjike Qendrore të Rusisë për ushtrimet që do të zgjasin deri më 21 shtator.

Ushtrimet e tilla vjetore mbahen me rotacion dhe këtë vit ato përqendrohen në Komandën Qendrore.

Komandat e tjera të Përbashkëta Strategjike të Rusisë janë Perëndimi, Lindja dhe Kaukazi.

Qëkur Rusia ka nisur riorganizimin e ushtrisë së saj më 2008, Komanda Qendrore ka mbajtur dy ushtrime: më 2011 dhe 2015.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se ushtrimet nuk janë të drejtuara kundër asnjë pale të tretë dhe se ato do të përqendrohen në operacione "kundër terrorizmit".

Sipas Jamestown Fondation - institut për analiza dhe kërkime me seli në SHBA - ushtrimet këtë vit janë më të mëdhatë të Komandës Qendrore dhe ato do të përfshijnë "128,000 ushtarë, 20,000 armë, 600 avionë dhe helikopterë dhe 15 luftanije".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...