Ministri gjerman: Reforma në drejtësi, parakusht për integrimin! - Bota Sot
Ministri gjerman: Reforma në drejtësi, parakusht për integrimin!

Evropë

Ministri gjerman: Reforma në drejtësi, parakusht për integrimin!

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 08:09
Ilustrim

Berlini zyrtar,  mesazh në Tiranë përmes sekretarit parlamentar të shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë për përmbylljen e reformës në drejtësi. Imediate ngritja Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë, përfshi këtu dhe institucionet e reja të drejtësisë si SPAK dhe BKH.

Vetëm pak javë na ndajnë nga tetori, kohë kur do të vendoset dhe për hapjen ose jo të negociatave mes Shqipërisë e BE-së. E mbi këtë çështje, Berlini zyrtar ka dhënë një mesazh këtë të hënë përmes sekretarit parlamentar të shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë Christian Lange, i cili është shprehur se parakusht për integrimin e Shqipërisë mbetet reforma në drejtësi. Lange ka theksuar dhe nevojën imediate që në Shqipëri duhen ngritur Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë, përfshi këtu dhe institucionet e reja të drejtësisë si SPAK dhe BKH.

“Reforma në drejtësi është një parakusht i rëndësishëm për procesin e përafrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Qeveria Federale mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Një sistem drejtësie i pavarur, profesional dhe transparent është themeli për çdo shtet të së drejtës dhe çdo demokraci. Reforma e drejtësisë në Shqipëri është një proces unik në të gjithë rajonin, i cili tashmë ka arritur synime të rëndësishme dhe hap rrugën për një drejtësi të reformuar tërësisht, e cila duhet të orientohet vetëm nga e drejta dhe ligji. Unë përshëndes faktin që reforma në drejtësi po përparon në mënyrë të vazhdueshme dhe që institucionet e krijuara të drejtësisë kanë filluar punën. Tani më duket e rëndësishme që ndër të tjera Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, SPAK dhe BKH të bëhen funksionale në muajt e ardhshëm. Në mënyrë që reforma në drejtësi të marre më tej vrrull, duhet që të gjithë institucionet e përfshira të vazhdojnë të punojnë në mënyrë profesionale dhe të fokusuar. Gjermania mbështet me ekspertizë dhe resurse reformat në shumë fusha dhe do të vazhdojë ta bëj këtë edhe në të ardhmen”, ka thënë zyrtari gjerman Christian Lange.

Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ndodhet në një vizitë dy ditore në Tiranë me një axhendë të ngjeshur. Ai ka takime me Presidentin Meta, kryeministrin Rama, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi si dhe me mbasadorin e EU-së Luigi Soreca dhe përfaqësues së EURALIUS-it.

Deklarata e ministrit gjerman

Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ndodhet në Shqipëri nga data 15 deri më 17 shtator për të zhvilluar biseda. Në kuadër të programit të vizitës së tij në Shqipëri ai po zhvillon takime dhe biseda shkëmbyese rreth reformës në drejtësi dhe marrëdhënieve bilaterale me: Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi si dhe me Ambasadorin e EU-së Luigi Soreca dhe përfaqësues së EURALIUS-it. Sekretari i Shtetit Lange u shpreh gjatë vizitës së tij në Tiranë si më poshtë vijon:

„Me vizitën time dhe bisedat që po zhvilloj në Shqipëri dëshiroj të krijoj një ide për gjendjen e reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi është një parakusht i rëndësishëm për procesin e përafrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Qeveria Federale mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Një sistem drejtësie i pavarur, profesional dhe transparent është themeli për çdo shtet të së drejtës dhe çdo demokraci. Reforma e drejtësisë në Shqipëri është një proces unik në të gjithë rajonin, i cili tashmë ka arritur synime të rëndësishme dhe hap rrugën për një drejtësi të reformuar tërësisht, e cila duhet të orientohet vetëm nga e drejta dhe ligji. Unë përshëndes faktin që reforma në drejtësi po përparon në mënyrë të vazhdueshme dhe që institucionet e krijuara të drejtësisë kanë filluar punën. Tani më duket e rëndësishme që ndër të tjera Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, SPAK dhe BKH të bëhen funksionale në muajt e ardhshëm. Në mënyrë që reforma në drejtësi të marre më tej vrull, duhet që të gjithë institucionet e përfshira të vazhdojnë të punojnë në mënyrë profesionale dhe të fokusuar. Gjermania mbështet me ekspertizë dhe resurse reformat në shumë fusha dhe do të vazhdojë ta bëj këtë edhe në të ardhmen.

Unë jam plotësisht i bindur që shteti i së drejtës në Shqipëri do të forcohet në mënyrë afatgjatë nëpërmjet reformës në drejtësi – me gjyqtarë dhe prokurorë profesionistë dhe të pavarur. Në fund këto përpjekje do të kontribuojnë, që shqiptarët të kenë përsëri më shumë besim në sistemin e drejtësisë dhe që Shqipëria të vazhdojë rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.”

Kreu i KE, Donald Tusk të martën mbërrin në Tiranë

Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk, ditën e martë (17 shtator) pritet të vizitojë Tiranën. Kjo vizitë vjen në kuadër të turit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Donald Tusk pritet që të organizojë takime me krerët dhe drejtuesit politikë të Shqipërisë, ku  në fokus të së cilave do të jenë vendimi për hapjen e negociatave më 18 tetor. Tusk do të jetë edhe i pari zyrtarë që do të japë lajmin për vendimin që do të merre për hapjen e negociatave në tetor. Ditën e sotme një deklaratë për hapjen e negociatave bëri edhe Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca i cili tha se shpreson se shumë shpejt Shqipëria do të marri lajmin e mirë për nisjen e negociatave për tu pranuar në familjen europiane. Po kështu në një intervistë të mëhershme për mediat malazeze, komisioneri europian për Zgjerimin, në largim, Johanes Hahn shprehet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit. Për Shqipërinë, Hahn vlerësoi veçanërisht përparimin që është bërë me reformën në drejtësi, të cilën sipas tij Brukseli duhet ta shpërblejë.

“Jam krenar për reformat që janë realizuar në Shqipëri, veçanërisht me procesin e Vetingut të gjykatësve dhe prokurorëve, që ka ngritur një themel të ri në procesin gjyqësor dhe mund të shërbejë si model për të tjerët. Si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria meritojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit”, është shprehur Hahn.

Rama nuk ka përgjigje për negociatat me BE-në

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me hapjen ose jo të negociatave me BE-në duke thënë se lajmin nëse Shqipëria e kalon apo jo klasën, do ta marrim vesh më 18 tetor, atëherë kur Evropa të vendosë. Në një intervistë për Klan, Rama u shpreh se në Evropë ka një debat të brendshëm që nuk lidhet me vlerësimin teknik të Shqipërisë.  Rama: Këto do e marrim vesh në 18 tetor dhe pse jemi në fund të rrugë. Por dhe pse është ende shumë e gjatë ka dhe shumë vendime për të marrë.” Në aspektin e brendshëm politik, duket se Rama ka marrë një vendim që do duhet parë nëse ai do ta mbajë si premtim apo jo. Kryeministri është shprehur se nuk do të komentojë asnjë deklaratë të kundërshtarëve politikë, madje duke i quajtur “të tjerët”.

“Do të dëgjoni gjithmonë dhe më pak nga unë fjalë  në lidhje me të tjerët. Nuk më interesojnë, sepse është kohë e humbur është energji e shpenzuar kot”-tha ai.

Kryeministri është shprehur i gatshëm që të bashkëpunojë me opozitën, por thekson se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tij, zgjedhjet do të zhvillohen në 2021. “Ne jemi të gatshëm të diskutojmë dhe të ndërveprojmë me të gjithë qoftë më opozitën në parlament apo opozitën jashtë parlamentit. Jo vetëm për reformën zgjedhore, por për çdo aspekt të jetës së vendit që kërkon vëmendje”.

Ai nuk pranoi t’u përgjigjej asnjërës prej akuzave të Presidentit, por thotë se nismës për shkarkimin e tij Kuvendi do t’i shkojë deri në fund: “Kjo shumicë qeverisëse nuk është krijuar për të bërë presione nfaj askujt. Procesi në fjalë është një proces të parlamentit dhe tani është në dorë të parlamentit”.  Ndërkohë, kandidatin fitues të 30 qershorit, Valdrin Pjetri, Rama e ka cilësuar si gënjeshtar, ndërsa nuk ka rrëfyer nëse në bashkinë e Shkodrës do të përsëriten zgjedhjet ose jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...