Johnson pret vendimin e Gjykatës Supreme për nisjen e punës së kuvendit - Bota Sot
Johnson pret vendimin e Gjykatës Supreme për nisjen e punës së kuvendit

Evropë

Johnson pret vendimin e Gjykatës Supreme për nisjen e punës së kuvendit

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 11:05
Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se do ta presë mendimin e gjykatësve të Gjykatës Supreme para se të vendosë për rifillimin e punës së kuvendit britanik.

Gjykata Supreme do t’i mbajë dy seanca, me të cilat do të vendoset nëse kryeministri ka vepruar në mënyrë ilegale me rastin e ndërprerjes së punës së kuvendit për pesë javë.

“Unë kam respektin më të lartë për sistemin gjyqësor dhe gjëja më e mirë që mund të them është të pres dhe të shoh çfarë do të thonë gjykatësit”, tha kryeministri Johnson.

Ky rast është trajtuar më parë edhe nga disa gjykata të tjera. Gjykata e Edinburgut ka vlerësuar se vendimi i kryeministrit është i paligjshëm, ndërsa Gjykata e Lartë e Londrës ka thënë se ky proces nuk është punë e gjykatave.

Seanca e Gjykatës Supreme do të mbahet të martën në orën 10 e 30 minuta sipas kohës lokale, ndërsa do të zgjasë me ndërprerje deri të enjten.

Ndërprerja e punës së kuvendit filloi javën e kaluar, ndërsa deputetët nuk pritet të kthehen në këtë institucion deri më 14 tetor. Afati i fundit për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian është data 31 tetor.

Partitë opozitare në Britani kanë bërë thirrje që puna e kuvendit të rifillojë menjëherë, shkruan “BBC”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...