Rritet numri i azilkërkuesve në Evropë - Bota Sot
Rritet numri i azilkërkuesve në Evropë

Evropë

Rritet numri i azilkërkuesve në Evropë

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 00:39
Foto ilustrim

Zyra për Azil e Bashkimit Evropian (EASO ) thotë se numri i njerëzve që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare në vendet evropiane, u rrit për 26 për qind gjatë muajit korrik.

EASO tha në një deklaratë se rreth 62.900 persona kërkuan azil gjatë muajit korrik.

“Numri është më i lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, por ende shumë më e ulët se nivelet e regjistruara më 2015 dhe 2016, kur mbi 1 milion migrantë hynë në Evropë, shumica e tyre të larguar nga konflikti në Siri dhe Irak”, thotë organizata.

Ky fluks i migrantëve pati shkaktuar një nga krizat më të mëdha të BE-së pasi vendet kishin kundërshtime se kush duhet të marrë përgjegjësinë për migrantët.

Sirianët, afganët dhe venezuelasit përbënin rreth një të katërtën e aplikantëve në muajin korrik.

Shumë të tjerë vinin nga Iraku, Pakistani, Turqia, Kolumbia, Irani, Nigeria dhe Shqipëria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...