TF: Luftë e pamjaftueshme kundër martesave të fëmijëve - Bota Sot
TF: Luftë e pamjaftueshme kundër martesave të fëmijëve

Evropë

TF: Luftë e pamjaftueshme kundër martesave të fëmijëve

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 14:11
Ilustrim

Organizata gjermane për të drejtat e grave, Terre des Femmes, paraqiti sot gjetjet që treguan se një ligj i vitit 2017 që synoi ndalimin e martesave të fëmijëve nuk ka pasur shumë efekt, pasi në vend janë anuluar vetëm 53 martesa të tilla.

Terre des Femmes deklaroi se sipas sondazhit ka patur 813 raste të martesave të fëmijëve të regjistruara dy vitet e fundit Gjermani, nga të cilat vetëm 97 ishin raportuar në gjykata.

Organizata deklaroi se statistikat ishin të paplota, pasi mbledhja e të dhënave nëpër shtete nuk ishte efektive.

Ligji gjerman për martesat e fëmijëve, që u miratua në korrik të vitit 2017, u krijua me qëllim mbrojtjen e adoleshentëve, veçanërisht atyre emigrantë, nga detyrimi i martesës nën moshën 18 vjeç.

“Në shumicën e rasteve, këto martesa nuk janë zgjedhje të cilat vajzat i kanë bërë lirshëm”, tha zëdhënësja e Terre des Femmes, Myria Boehmecke.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...