Erdogani planifikon rikthimin e refugjatëve në Siri

Evropë

Erdogani planifikon rikthimin e refugjatëve në Siri

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 17:31
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan tha se dy deri në tre milionë refugjatë sirianë në Turqi ose në Evropë mund të rikthehen në Siri, nëse realizohet “zona e sigurt”, që ai dëshiron të krijojë në veri të vendit.

Turqia dhe SHBA po përpiqen të krijojnë një zonë sigurie në lindje të Eufratit, që ndan kufirin turk me zonat siriane të kontrolluara nga një milici kurde, që mbështetet nga Uashingtoni, por që konsiderohet si terroriste nga Ankaraja.

Një nga objektivat e kësaj “zone të sigurisë” për Ankaranë është që të jetë në gjendje të kthejë një pjesë të më shumë se 3.6 milionë refugjatëve sirianë, që jetojnë në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat