Tentuan t’i vidhnin shtëpinë, pronari qëllon për vdekje 3 adoleshentë

Evropë

Tentuan t’i vidhnin shtëpinë, pronari qëllon për vdekje 3 adoleshentë

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 19:54
Ilustrim

Pronari i një shtëpie në Gjeorgji ka qëlluar për vdekje tre adoleshentë, që i hynë të maskuar në pronë për ta grabitur.

Adoleshentët e maskuar ishin njëri 15 vjeç ndërsa dy të tjerët 16 vjeç. Ata u afruan tre banesa rreth orës 04:00 të mëngjesit të së hënës.

Njëri nga hajdutët nxori armën dhe qëlloi disa herë, ndërsa pronari i shtëpisë iu përgjigj po me armë.

"Tre të dyshuarit për grabitje në tentativë u qëlluan gjatë shkëmbimit të zjarrit dhe humbën jetën nga plagët e marra. Njëri prej tyre humbi jetën në vendngjarje ndërsa dy të tjerët në spital”, njoftoi policia.

Emrat e adoleshentëve nuk u bënë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat