Shumica e migrantëve në Austri nga vendet e BE-së

Evropë

Shumica e migrantëve në Austri nga vendet e BE-së

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 11:47
Foto

Në ndryshim nga perceptimi publik, njerëzit që emigrojnë në Austri janë kryesisht nga vendet e tjera anëtare të BE-së.

Në 10 vendet e para të listës së origjinës, i vetmi vend joeuropian ishte Siria, e renditur në vendin e pestë.

Sipas publikimit të “Migration Outlook” i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) i botuar dje, numri më i madh i emigrantëve në vitin 2017 ishte nga Rumania, Gjermania, Hungaria dhe Serbia.

Nga vendi i gjashtë deri në të dhjetin u renditën Polonia, Kroacia, Sllovakia, Bullgaria dhe Italia.

Për shkak të lëvizjes së lirë të njerëzve në BE, Austria nuk mund të limitojë fluksin nga asnjë vend i BE-së.

Kroacia është vendi i vetëm që ka ende një kufi mbi lirinë e lëvizjes së njerëzve deri në mesin e vitit 2020.

Rritja më e madhe ishte midis migratëve të ardhur nga Rumania (më shumë se 1 200).

Ulja më e madhe ishte midis emigrantëve nga Afganistani (më pak se 9 600).

Në vitin 2018 numri i kërkesave për azil gati u përgjysmua.

Pjesa më e madhe e aplikantëve ishin të ardhur nga Siria (3 300), të ndjekur nga Afganistani (1 800) dhe Irani (1 000).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat