Franca i refuzon kërkesën për azil Snowdenit

Evropë

Franca i refuzon kërkesën për azil Snowdenit

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 14:48
Edward Snowden

Franca ka refuzuar kërkesën për dhënien e azilit ish-agjentit amerikan të Agjencisë Nacionale të Sigurisë (NSA), Edward Snowden, konfirmoi ministri i Punëve të Jashtme i këtij vendi, Jean-Yves Le Drian, duke thënë se “nuk është koha për këtë”.

Snowden ka jetuar në Rusi për t’i shpëtuar ndjekjes së SHBA pasi ka zbuluar dokumente të klasifikuara që detajojnë programet e mbikëqyrjes qeveritare. Duke e pyetur sërish Francën për azil këtë javë, ai argumentoi se “mbrojtja e kallëzuesve nuk është një veprim armiqësor”.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, tha për televizionin CNews të enjten se kur Snowden për herë të parë kërkoi azil francez në vitin 2013, qeveria franceze “konsideroi se nuk ishte koha. Unë nuk shoh se çfarë ka ndryshuar”, transmeton Anadolu.

Snowden ka kërkuar azil edhe në disa vende të tjera. “Kujtimet” e tij u lëshuan në rreth 20 vende këtë javë, përfshirë Francën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat