Babai e harroi në veturë kur shkoi në punë, vdes 2-vjeçari - Bota Sot
Babai e harroi në veturë kur shkoi në punë, vdes 2-vjeçari

Evropë

Babai e harroi në veturë kur shkoi në punë, vdes 2-vjeçari

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 08:41
Itali

Babai 43-vjeçar, i cili punonte në një universitet inxhinierie në Katania të Italisë, po hetohet për vrasje nga pakujdesia. Një nga hetuesit ka thënë për mediat se tashmë është njeri i shkatërruar. Vetëm qan dhe s’di ta shpjegojë se si ndodhi diçka e tillë.

Babai shkoi në punë dhe e harroi djalin 2-vjeçar të lidhur në ndenjësen e pasme të makinës, te parkimi i universitetit.

Vetëm kur e mori në telefon e shoqja, një kardiologe, e cila i tha se fëmija nuk ishte në kopsht, ai u kujtua se ku e kishte lënë.

I dëshpëruar, ai vrapoi te parkimi i universitetit por për vogëlushin ishte shumë vonë. Vapa mbi 30-gradë e kishte nxehur makinën shumë dhe foshnja kishte vdekur nga dehidratimi, në agoni të tmerrshme.

Fatkeqësisht, rastet e tilla nuk janë të pakta. Po në Katania ka ndodhur e njëjta tragjedi, me një fëmijë po dy-vjeçar, në vitin 1998. Në SHBA janë regjistruar 49 raste të tilla vetëm për vitin 2019.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...