Aeroplani përplaset në rrugë - vdes 15 vjeçarja, plagosen rëndë babai dhe dy motrat

Evropë

Aeroplani përplaset në rrugë - vdes 15 vjeçarja, plagosen rëndë babai dhe dy motrat

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 13:14
Pamje nga aksidenti

Një avion turizmi Cessna Mooney M20k D-Eise, u rrëzua teksa ishte në fazë uljeje paraditen e kësaj të shtune, në pistën e Aeroclub di Orio në Serio, të Italisë, pak kilometra larg aeroportit ndërkombëtar “Il Caravaggiò”.

Gjatë aksidentit humbi jetën një vajzë 15 vjeçe, vajza e pilotit Stefano Micca, 51 vjeç, tregtar në Bergamo dhe zëvendëspresident i Aeroclub.

Si pasojë e përplasjes Miça mbeti i plagosur rëndë bashkë me motrën binjake të 15-vjeçares së ndjerë dhe vajzën 18 vjeçe.

Image

Prokuroria e Bergamos ka hapur një fashikull lidhur me rastin, për të zbuluar gjithë sa ka ndodhur.

Si pasojë e përplasjes pati humbje karburanti i cili u pasua më tej me zjarr, ku për vënien e situatës nën kontroll u desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat