Dhjetëra mijëra protestues marshojnë për ndalimin e aborteve në Sllovaki

Evropë

Dhjetëra mijëra protestues marshojnë për ndalimin e aborteve në Sllovaki

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 23:32
Foto

Dhjetëra mijëra marshuan në kryeqytetin e Sllovakisë të dielën duke kërkuar një ndalim të plotë të aborteve në vendin kryesisht katolik të Evropës qendrore, shkruan AFP.

Ligjet e abortit në Sllovaki janë relativisht liberale në krahasim me ato në vende si Polonia ose Malta, të cilat kanë ndër ligjet më të rrepta në Bashkimin Evropian dhe shpesh i lejojnë ato vetëm në raste si përdhunimi.

Në Sllovaki, abortet sipas kërkesës janë të ligjshme deri në 12 javë të një shtatëzënie ndërsa abortet për arsye shëndetësore lejohen deri në 24 javë.

Ligjvënësit konservatorë dhe të së djathtës ekstreme duan t'i lejojnë ata vetëm deri në gjashtë ose tetë javë të shtatzënisë ose t'i ndalojnë ato plotësisht, dhe parlamenti fillon të debatojë për projektligje për të kufizuar abortet këtë muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat