Aksident i rëndë në Austri – përplasen dy automjete, katër të vdekur

Evropë

Aksident i rëndë në Austri – përplasen dy automjete, katër të vdekur

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 09:06
Foto nga aksidenti

Një aksident në autostradën Burgenland (S31) në Austri u ka marrë jetën katër personave të dielën vonë pasdite.

Sipas policisë dhe qendrës së sigurisë, shkruajnë mediat austriake, tre gra dhe një burrë vdiqën në një përplasje mes dy veturave.

Aksidenti bëhet e ditur se ndodhi në mes Neutal dhe Weppersdorf (rrethi Oberpullendorf).

Sipas informacioneve nga Drejtoria e Policisë Kombëtare Burgenland, aksidenti kishte të bënte me një makinë me një numër regjistrimi gjerman, ku përfshihej një burrë 76-vjeçar dhe një grua 75-vjeçare, si dhe një veturë e regjistruar në Vjenë me dy shtetas 52 dhe 55 vjeç.

Pas marrjes së informacioneve, autoritetet e shpëtimit janë gjendur në vendin e ngjarjes, por se nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për të aksidentuarit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat