Cilat gjuhë të huaja mësohen më së shumti në Evropë

Evropë

Cilat gjuhë të huaja mësohen më së shumti në Evropë

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Gjuha angleze vazhdon të mbetet gjuha e huaj më e popullarizuar në Evropë. Sidoqoftë, në disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian, mësimi i gjuhëve të tjera është gjë mjaft e zakonshme.

Kthyer në përqindje, gjuha angleze mësohet në 97.9 për qind të shkollave fillore në shtetet e BE-së. Pas saj radhiten gjuha frënge me 33.4 për qind, gjuha gjermane me 23.3 për qind dhe gjuha spanjolle me 16.9 për qind.

Dukshëm më pak mësohen gjuha ruse, me vetëm 2.5 për qind, dhe gjuha italiane me 1.3 për qind.

Holanda dhe Luksemburgu përbëjnë rast të veçantë, sepse në këto shtete gjuha angleze nuk është gjuha që mësohet më së shumti në shkolla.

Dallime ka edhe mes shteteve veç e veç. Për shembull, në Finlandë, 92 për qind e nxënësve e mësojnë gjuhën suedeze, ndërsa në Suedi, 43 për qind e nxënësve e mësojnë gjuhën spanjolle.

Gjuha gjermane mësohet më shumë në vendet e Ballkanit dhe shtetet fqinje të Gjermanisë, përfshirë Danimarkën, Poloninë dhe Çekinë. Kjo gjuhë mësohet si gjuhë e dytë e huaj edhe në Slloveni, Kroaci, Serbi dhe Maqedoni Veriore.

Gjuha ruse mësohet si gjuhë e dytë e huaj në shtetet baltike, përfshirë Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, si dhe në Bullgari, shkruan “Free Europe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat