Shkeli hapësirën ajrore të Turqisë, rrëzohet një dron

Evropë

Shkeli hapësirën ajrore të Turqisë, rrëzohet një dron

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 22:21
Foto

Avionët luftarakë turq rrëzuan një dron që raportohet se shkeli hapësirën ajrore turke përgjatë kufirit sirian, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministria tha se droni ishte rrëzuar nga dy aeroplanë F-16.

Tani për tani, është e panjohur se kujt i takon droni, i cili ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë gjashtë herë, sipas ministrisë.

Sipas AP, gjithçka ndodhi të shtunën, dhe se droni hyri në hapësirën ajrore turke pranë provincës Kilis, në juglindje të vendit, i cili kufizohet me Sirinë veriore të kontrolluar nga Turqia.

Droni i rrëzuar u gjet pranë kufirit të Kilis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat