Johnson: Nuk ka asgjë të keqe në marrëdhëniet e mia me Arcuri

Evropë

Johnson: Nuk ka asgjë të keqe në marrëdhëniet e mia me Arcuri

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 22:40
Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson tha sot se vendimi i autoriteteve të Londrës për t’i kërkuar policisë nisjen e hetimeve për kontaktet e tij me afaristen amerikane Jennifer Arcuri, ishte i motivuar politikisht dhe nuk sheh asgjë të papërshtatshme në lidhjet e tij me Arcuri në kohën kur ai ishte kryetar i Londrës.

Qeveria e qytetit të Londrës njoftoi se i kishte referuar një çështje të lidhur me Johnson një organi të kontrollit të brendshëm policor, për të filluar një hetim të mundshëm mbi akuzat e sjelljes së keqe që përfshin biznesmenen amerikane, ndërsa Johnson ishte kryetar i Londrës.

Boris Johnson dyshohet se gjatë kohës si kryebashkiak i Londrës  nuk raportoi të kishte një lidhje të ngushtë personale me sipërmarrësin e teknologjisë Jennifer Arcuri, e cila mori 126,000 funte nga buxheti i qytetit për të financuar biznesin publik dhe vendet në biznes.

"Gjithçka ishte plotësisht në përputhje me kushtetutën ... nuk kishte nevojë për asgjë që të botohej," tha Johnson për BBC.

Ai shtoi se pasardhësi i tij si kryebashkiak i Londrës, Sadik Khan, duhet të përfshihet më shumë në hetimin e policisë sesa të shpenzojë kohë për gjëra të tilla si historia e Arcuri.

"Për të qenë absolutisht i qartë, unë jam shumë krenar për gjithçka që kemi bërë dhe sigurisht për të gjitha ato që kam bërë si kryetar i Londrës," tha Johnson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat