Ukraina lejon zgjedhjet në territorin e kontrolluar nga separatistët

Evropë

Ukraina lejon zgjedhjet në territorin e kontrolluar nga separatistët

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 14:19
Volodymyr Zelensky

Qindra ukrainas kanë protestuar në Ukrainë pasi presidenti i këtij vendi, Volodymyr Zelensky, tha se ka arritur marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve në territoret e kontrolluara nga separatistët e përkrahur nga Rusia.

Ai premtoi se zgjedhjet nuk do të mbahen nën tytën e armëve dhe se ato duhet të mbahen sipas standardeve ndërkombëtare.

Këto zgjedhje janë pjesë e një plani për status special në pjesën lindore të Ukrainës. Ndaj këtyre zgjedhjeve kanë reaguar nacionalistët, të cilët kanë protestuar në Kiev me parullën “Jo kapitullimit”.

Sipërfaqe të mëdha të rajoneve lindore, Donetsk dhe Luhansk, janë marrë nën kontroll nga separatistët pro-rusë në vitin 2014 pasi Rusia e aneksoi rajonin e Krimesë.

Dhuna në këto rajone tash është më e rrallë, por 15 njerëz janë vrarë këtë vit, ndërsa zyrtarët ukrainas kanë thënë se separatistët e kanë shkelur 13 herë marrëveshjen e armëpushimit duke i sulmuar me armë pozicionet e ushtrisë.

Zgjedhjet në rajonin lindor do të mbahen sipas planit të propozuar më 2016 nga Frank Walter Steinmeier, i cili në atë kohë ishte ministër i jashtëm i Gjermanisë. Ai kishte propozuar që në këtë rajon të ketë zgjedhje të lira sipas ligjeve të Ukrainës dhe të verifikuara nga OSBE-ja, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat