BE ”piu” 3,7 milionë tonë kafe në 2018 - Bota Sot
BE ”piu” 3,7 milionë tonë kafe në 2018

Evropë

BE ”piu” 3,7 milionë tonë kafe në 2018

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 14:27
Ilustrim

Njëzet e tetë shtetet e Bashkimit Evropian kanë importuar kafe me vlerë prej 7 miliardë e 826 milionë dollarë në vitin 2018, bëri të ditur Zyra Evropiane e Statistikës (Eurostat).

Sipas kësaj, 28 shtetet anëtare të BE-së në vitin 2018 kanë importuar 3 milionë e 73 mijë tonë kafe, për të cilat është shpenzuar 7 miliardë e 826 milionë euro.

Në periudhën në fjalë Gjermania importoi 1 milion e 99 mijë tonë kafe, Italia 587 mijë tonë, Belgjika 277 mijë tonë, Spanja 260 mijë tonë, Franca 220 mijë tonë si dhe Britania e Madhe 193 mijë tonë.

Vendi i parë që më së shumti ka eksportuar kafe në vendet e BE-së është Brazili.

Ky vend në vitin 2018 u ka eksportuar 901 mijë tonë kafe vendeve të BE-së.

Brazilin e kanë ndjekur Vietnami me 770 mijë tonë, Hondurasi me 228 mijë tonë, Kolumbia me 173 mijë tonë dhe Uganda me 161 mijë tonë./atsh

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...