Një person tenton të vetëdigjet para Komisionit Evropian

Evropë

Një person tenton të vetëdigjet para Komisionit Evropian

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 15:20
Foto

Një person bëri përpjekje të vetëdigjej të mërkurën para ndërtesës së Komisionit Evropian në Bruksel.

Personi derdhi benzinë përreth vetes, por u kap nga policia përpara se të kryente aktin.

Në vend të ngjarjes dolën edhe ushtria, zjarrfikësit dhe auto-ambulancat.

Pas rreth 20 minutash, sa zgjatën kërcënimet e tij për vetëdjegie, personi u prangos dhe u dërgua në spital, raporton rel.

Gjatë asaj kohe, ndërtesa e Komisionit Evropian u mbyll.

Në këtë ngjarje nuk u plagos askush.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat