Italia drejt zvogëlimit të numrit të deputetëve

Evropë

Italia drejt zvogëlimit të numrit të deputetëve

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 00:54
Komiteti i Çështjeve Kushtetuese në Dhomën e Deputetëve

Komiteti i Çështjeve Kushtetuese në Dhomën e Deputetëve miratoi një masë për të ulur numrin e parlamentarëve të Italisë me 345, nga 945 në 600.

Partitë e shumicës votuan pro, ndërsa partia “Forza Italia” e Silvio Berluskonit, votoi kundër. Deputetët e djathtë të partive “Lidhja” dhe “Vëllezërit e Italisë” munguan në votim.

Një mandat tjetër u aprovua për relatorin e ri, Giuseppe Brescia, i cili është kryetar i trupit gjykues.

Kjo masë u mbështet gjithashtu edhe nga partnerët qeveritarë të partisë “Lëvizja 5 Yjet”, “Partia Demokratike” e qendrës së majtë (PD) dhe partia “Italia Viva”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat