Greta Thunberg, favoritja për ta fituar çmimin Nobel për Paqe

Evropë

Greta Thunberg, favoritja për ta fituar çmimin Nobel për Paqe

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 10:10
Greta Thunberg

Aktivistja për klimën, Greta Thunberg, është favoritja për të fituar çmimin Nobel për Paqen këtë vit.

Por ende mbetet e paqartë nëse Thunberg është duke garuar, pasi që kandidatët për çmimin nuk janë shpallur ende.

Të premten e ardhshme do të shpallet fituesi, dhe thonë se Thunberg ka shansin për ta fituar atë.

Dan Smith, i cili shërben si drejtor i Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm, i tha Daily Mail në një deklaratë se ajo që Thunberg ka bërë gjatë vitit të kaluar është e jashtëzakonshme.

“Ndryshimi i klimës është një çështje që lidhet fort me sigurinë dhe paqen”, vazhdoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat