Gruaja lind vetëm fare në qeli, humbet foshnjen

Evropë

Gruaja lind vetëm fare në qeli, humbet foshnjen

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 23:14
Gruaja ishte lënë vetëm në një qeli të burgut Bronzefield

Një foshnje ka humbur jetën pasi nëna u detyrua të lindë e vetme në qeli, në burgun më të madh në Europë.

Sipas The Guardian, gruaja ishte lënë vetëm në një qeli të burgut Bronzefield, në Britaninë e Madhe, edhe pse ishte në fazë të avancuar të shtatzënisë.

Ajo kishte lindur në orët e para të së premtes së shkuar.

Kur stafi i burgut kishte shkuar në mëngjes për kontrollin rutinë, foshnja nuk jepte shenja jete.

Viki Robinson, drejtoresha e burgut, konfirmoi vdekjen e foshnjes dhe tha se stafi po i ofronte mbështetje nënës. Por nuk dha detaje për mënyrën se si ndodhi lindja.

Grupe të ndryshme në Britani po bëjnë thirrje që të hetohet rasti e të vërtetohet nëse ka pasur trajtim çnjerëzor ndaj grave nëpër qeli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat