Hetuesit francezë: Autori që kreu sulmin në Paris ishte konvertuar në islam - Bota Sot
Hetuesit francezë: Autori që kreu sulmin në Paris ishte konvertuar në islam

Evropë

Hetuesit francezë: Autori që kreu sulmin në Paris ishte konvertuar në islam

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 12:19
Trupi Michael Harpon

Hetuesit francezë nuk e përjashtojnë pistën e terrorizmit për masakrën që la të vrarë të enjten tre oficerë dhe një punonjëse administrate në prefekturën e Parisit.

Motivet i sulmit ende nuk është i qartë, por për autorin 45-vjeçar, Michael Harpon, që u vra në vendngjarje, po zbulohen detaje të reja.

Burimet policore raportojne se babai i dy fëmijëve kishte përqafuar besimin islam rreth 18 muaj më parë.

Autoritetet druhen se rënia në kontakt me grupe ekstremiste mund ta kishte radikalizuar, dhe kjo po vihej re prej kohësh pasi nuk i përshëndeste si më parë koleget e gjinisë femërore.

Nën hetim po mbahet edhe bashkëshortja e tij.

Një ditë më parë mësohet se i rrëfeu policisë që partneri i saj natën përpara sulmit kishte dëgjuar disa zëra në kokë, duke dyshuar se gjendja mendore jo e rregullt dhe psikozat e kishin shtyrë në krim.

Autoritetet kanë sekuestruar kompjuterin dhe telefonin e specialistit 45-vjeçar të informatikës për të zbuluar listën e kontakteve me të cilët mund të jetë lidhur kohët e fundit.

Babai i dy fëmijëve që punonte në prefekturë prej 16 vitesh ishte punonjës model në pamje të parë, u shpreh ministri i Brendshëm i vendit, Kristof Kastaner.

Mesditën e së enjtes autori përdori një thike qeramike për të goditur për vdekje tre oficerë policie dhe një kolegen e tij teksa largohej nga godina.

Për shkak të materialit qeramikë, mjeti prerës nuk ishte diktuar nga skanerat e sigurisë.

Ndërkohë në gjendje të rëndë për jetën ndodhet edhe një administrator që u ndodh në skenën e krimit në momentet e sulmit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...