Aksident trafiku në Rumani – 10 të vdekur

Evropë

Aksident trafiku në Rumani – 10 të vdekur

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 14:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dhjetë persona kanë humbur jetën si dhe shtatë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në Ialomita të Rumanisë.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit kur një minibus dhe një kamion u përplasën në rrugën që lidhë Slobozia me Urziceni në Rumaninë lindore, shkruan Euronews.

“Nëntë nga 16 pasagjerët që ndodheshin në minibus, humbën jetën si pasojë e përplasjes. Viktima e dhjetë është shoferi i kamionit”, kana bërë të ditura shërbimet e emergjencës.

“Në mesin e të lënduarve, katër janë në gjendje kritike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat