Sot ka zgjedhje edhe në Portugali, s’pritet ndryshim i pushtetit

Evropë

Sot ka zgjedhje edhe në Portugali, s’pritet ndryshim i pushtetit

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 11:29
Portugali

Partia Socialiste pritet t’i fitojë zgjedhjet e së dielën në Portugali dhe në këtë mënyrë të vazhdojë të mbetet në pushtet dhe madje të fitojë edhe më shumë ulëse në kuvend.

Këto rezultate priten për shkak të rritjes së vazhdueshme ekonomike, por asnjë parti nuk pritet të fitojë më shumë se 50 për qind të votave në mënyrë që të ketë mundësi ta formojë qeverinë pa pasur nevojë të formojë koalicion me ndonjë parti tjetër.

Sipas sondazheve, socialistët e kryeministrit Antonio Costa rpitet t’i fitojnë rreth 37 për qind të votave, pra do të jetë i detyruar të kërkojë partner për formimin e qeverisë së re.

“Pyetja kryesore është nëse do t’i kemi duart e lidhura apo jo. Duhet ta kemi fuqinë për t’i garantuar katër vjet stabilitet dhe të mos kemi qeveri me mandat të shkurtër”, tha kryeministri i tanishëm.

Kur socialistët i kishin fituar zgjedhjet e vitit 2015, Costa e kishte marrë përkrahjen e dy partive të së majtës ekstreme, Blloku i Majtë dhe komunistëve.

Sidoqoftë, kjo përkrahje është venitur pas katër vjetësh. Partitë e së majtës ekstreme po kërkojnë më shumë shpenzime publike dhe e kanë akuzuar kryeministrin për zbatimin e politikave djathtiste.

Ndryshe, partia kryesore opozitare, Partia Socialdemokrate, e cila ka rreth 30 për qind të ulëseve, pritet të marrë më pak përkrahje në këto zgjedhje, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat