Socialisti Antonio Costa fiton zgjedhjet në Portugali

Evropë

Socialisti Antonio Costa fiton zgjedhjet në Portugali

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 08:38
Antonio Costa

Kryeministri socialist i Portugalisë, Antonio Costa ka shpallur fitoren në zgjedhjet kombëtare, këtë të hënë, duke thënë se ai do vazhdojë të qeverisë në një koalicion me nofkën “Geringoça”.

Partia e tij Socialiste fitoi mbështetje, por nuk arriti të sigurojë vende të mjaftueshme për një shumicë të plotë, do të thotë që ai duhet të negociojë një marrëveshje të re me njërën ose të dy aleatët e tij të majtë në legjislaturën e mëparshme.

“Portugezët e pëlqyen marrëveshjen tonë”, u shpreh Kosta para turmës së mbledhur në mbështetje të tij.

Rivali i tij kryesor, partia Social Demokrate, e udhëhequr nga Rui Rio, doli e dyta me 28%, duke u dhënë atyre të paktën 77 vende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat