Presidentja e Komisionit Parlamentar, Ursula von der Leyen do jetojë në dhomën 25 metra katror

Evropë

Presidentja e Komisionit Parlamentar, Ursula von der Leyen do jetojë në dhomën 25 metra katror

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 09:13
Ursula von der Leyen

Presidentja e ardhshme e Komisionit Parlamentar, Ursula von der Leyen do jetojë në një banesë të re vetëm 25 metra katror.

Ajo zgjodhi të zhvendosej për të jetuar pranë zyrës së saj në katin e 13-të ndërtesës Berlaymont të komisionit të BE në Bruksel.

Zgjedhja e Von der Leyen do ulë kostot e sigurisë si edhe do “e shpëtojë” nga trafiku i Brukselit.

Presidentja do e mbajë gjithashtu edhe vendbanimin e saj kryesor në Hanover  por gjatë javës së punës do qëndrojë në dhomën prej 25 metra katrorë që ka një hapësirë për të fjetur si edhe ujë të rrjedhshëm.

“Ne mund të konfirmojmë se Von der Leyen ka kërkuar që të qëndrojë pranë zyrës së presidentit gjatë netëve dhe ditëve të saj të banimit në Bruksel,”-raporton gazeta gjermane Die Welt, duke cituar një zëdhënës të komisionit.

Fjetja në zyrë nuk është tipike në Bruksel, ku komisionerët ose eurodeputetët marrin banesa apo apartamente me qira.

Von der Leyen do të marrë detyrën më 1 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat