Britania pritet të përballet me shi të madh e stuhi

Evropë

Britania pritet të përballet me shi të madh e stuhi

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 11:48
Britani

Meteorologët në Britani të Madhe kanë parashikuar që asnjë pjesë e këtij vendi nuk do të mbetet pa u prekur nga reshjet e mëdha të shiut të hënën. Reshjet do të përcillen edhe me erëra të forta dhe do të vazhdojnë gjatë tërë javës.

Mbi qiellin e Britanisë do të vijë ndikimi i masave me shtypje të ulët, të cilat janë duke u bërë me të shpejta gjatë lëvizjes nëpër Oqeanin Atlantik. Si rezultat i tyre, pritet të ketë reshje të mëdha të shiut gjatë mëngjesit të së hënës, ndërsa në mbrëmje pritet që ky mot ta përfshijë tërë ishullin.

Shiu do të përcillet me erëra të fuqishme, të cilat do ta arrijnë shpejtësinë deri në 65 kilometra në orë në disa pjesë të Skocisë.

Të martën dhe të mërkurën pritet të ketë stuhi me bubullima. Më së shumti nga këto stuhi pritet të goditet pjesa perëndimore e Britanisë, njoftoi Zyra e Meteorologjisë.

Sidoqoftë, pritet që temperaturat të mos shënojnë ulje të madhe. Ato do të jenë rreth 15 gradë në mesin e kësaj jave. Paralajmërimi për motin e lig erdhi pasi vërshimet në një rajon e penguan qarkullimin e trenave dhe i bënë të pakalueshme disa rrugë, shkruan “Independent”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat