Bisedimet për Brexit-in po hyjnë në fazën vendimtare

Evropë

Bisedimet për Brexit-in po hyjnë në fazën vendimtare

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

BE do të vendosë në fund të javës, nëse një marrëveshje e Brexit-it do të jetë e mundur, deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron.

Ai i tha kryeministrit britanik, Boris Johnson, se bisedimet tani duhet të vazhdojnë me shpejtësi, për të parë nëse një marrëveshje e mundshme mund të "respektojë" parimet e BE-së.

Por, kryeministri britanik vazhdon të mos lëkundet në qëndrimet e tij, se një dalje e Britanisë së Madhe nga BE-ja do të ndodhë më 31 tetor, edhe nëse nuk arrihet marrëveshja.

Sidoqoftë, një ligj britanik e obligon, që ai të kërkojë një shtyrje të afatit, nëse nuk ka pajtim për një marrëveshje deri më 19 tetor.

Gjatë bisedës telefonike me presidentin Macron, kreu i qeverisë britanike, ka kërkuar nga BE-ja që të bëj kompromis ashtu sikurse ka bërë Britania e Madhe.

Komentet e dy liderëve janë bërë përpara bisedimeve kyçe që pritet të fillojnë më 7 tetor mes delegacioneve të Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian.

Çështja e kontrolleve doganore në kufirin irlandez, pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja, është problemi kyç i bllokadës së procesit të Brexit-it.

Kryeministri Johnson ka dalur me një plan, siç ka thënë përfundimtar, që parasheh qëndrimin e Irlandës Veriore në tregun evropian të mallrave, mirëpo largim nga sistemi i doganave, që nënkupton kontolle të reja doganore.

Mirëpo, BE-ja ka shfaqur pak entuziazëm ndaj këtij plani.

Një dalje e Britanisë së Madhe nga blloku, pa një marrëveshje, mund të trazojë tregjet financiare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat