BE: Propozimi i Johnson për Brexit i papjekur

Evropë

BE: Propozimi i Johnson për Brexit i papjekur

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 18:56
BE

Komisioni Europian deklaroi se Britania e Madhe duhet të paraqesë menjëherë një zgjidhje të realizueshme, para zhvillimit të samitit të liderëve të BE-së për negociatat e Brexit-it dhe jo marrëveshje të papjekur për kufirin irlandez.

“Liderëve të BE-së u duhet kohë për t’u përgatitur për këtë mbledhje”, deklaroi zëdhënësja e komisionit, Mina Andreeva. Britania e Madhe pritet të largohet nga BE në fund të këtij muaji, por ekziston një pasiguri e madhe në lidhje me kushtet e daljes, pasi Londra kërkon të bëjë ndryshime të minutës së fundit. Kryeministri britanik, Boris Johnson propozoi javën e kaluar, një alternativë për marrëveshjen e “Backstopi-it”, klauzolë kjo, në marrëveshjen e Brexit që synon të shmangë vështirësitë në kufirin irlandez. Brukseli nuk pranoi sugjerimet, ndërsa Londra insiston që BE duhet të përmbushë marrëveshjen dhe të ofrojë lëshime. Bisedimet mbi propozimet e Londrës u zhvilluan sot, ku sekretari britanik i Brexit, Steve Barclay, takoi zyrtarët e BE-së në Bruksel, edhe pse të dyja palët refuzojnë të bëjnë lëshime. ”Britania e Madhe ka bërë një ofertë shumë të rëndësishme, por është momenti që Komisioni Europian të tregojë gatishmëri për të bërë kompromis. Në të kundërt, ajo do të largohet pa marrëveshje”, deklaroi një burim zyrtar në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat