Nesër votohet shkurtimi i vendeve në parlamenti italian - Bota Sot
Nesër votohet shkurtimi i vendeve në parlamenti italian

Evropë

Nesër votohet shkurtimi i vendeve në parlamenti italian

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 20:58
Foto

Shkurtimet parlamentare do të vënë në provë qeverinë Konti 2, në lidhje me reformën kushtetuese. Bëhet fjalë për amendamentin për të cilin 5 Yjet dhe PD kanë muaj që bëjnë luftë.

igji që synon ta pakësojë parlamentin me 230 deputetë dhe 115 senatorë ka shkuar për rishikimin e fundit. Votat do të deklarohen të martën pasdite, e pastaj do të jetë një periudhë prej tre muajsh kohë për të kërkuar referendum popullor.

Ky ligj ishte vënë në tryezë nga 5 Yjet si pjesë e marrëveshjes për qeverisjen, një kusht i panegociueshëm dhe një nga pikat për të cilat PD dhe 5 Yjet kanë bërë luftë të ashpër deri pak muaj më parë.

Qeveria Konte 2 jo vetëm që do të përballet me debatin përfundimtar, por do të vihet në provë edhe për besimin që ka marrëveshja midis dy forcave qeverisëse.

Në shkurt të vitit 2019, PD vendosi të mos e mbështesin ligjin, duke kujtuar “rezistencën civile”. Të njëjtën gjë bënë dy herët e tjera që ligji kaloi për shqyrtim në parlament.

Por tani ka ndryshuar çdo gjë. Demokratët janë te selia e kryeministrit, bashkë me 5 yjet, dhe deklaruan se sapo të mbarojë diskutimi i ligjit, do të sjellin dhe një paketë garancish për përfaqësimin dhe reformën zgjedhore.

Këto janë y kapituj të tjerë shumë të ndërlikuar që do të vinin sërish në provë kolicionin, por thuhet se 5 Yjet kanë thënë “po”. Ajo që ka më shumë rëndësi për Di Maion dhe mbështetësit e tij tani, është respektimi i kërkesës së parë: të kalojë sa më shpejt në rend dite ligji për të shkurtuar parlamentin, që tashmë është kali i betejës për 5 Yjet.

“Ata që dalin kundër”, tha kryetari i 5 Yjeve, “po zgjedhin postin para ndryshimit në favor të vendit”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...