33 vjeçarja: Nëse do ta dija që fëmia im ka “Sindrome Down”, do ta abortoja - Bota Sot
33 vjeçarja: Nëse do ta dija që fëmia im ka “Sindrome Down”, do ta abortoja

Evropë

33 vjeçarja: Nëse do ta dija që fëmia im ka “Sindrome Down”, do ta abortoja

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 21:44
Edyta Mordel

Një nënë, 33 vjeçare ka thënë se do të kishte abortuar fëmiun e saj nëse ajo do ta dinte që ai ka sëmundjen “Sindrome Down”.

Edyta Mordel lindi Aleksander në vitin 2015, dhe padyshim që tashmë ajo është shumë e përkushtuar ndaj tij.

Mirëpo ajo vetë e ka thënë se nëse do ta dinte gjatë shtatëzanisë se djali i saj ka sëmundjen që do të vuajë gjatë gjithë jetës padyshim që do ta abortonte, shkruan Daily Mail.

Mordel ka kryer analiza gjatë shtatëzanisë në spitalin Royal Berkshire, prandaj edhe ka paditur spitalin në fjalë për gabimin rreth analizave që ajo i ka kryer sa i përket Sindrome Down.

Nëna e Aleksandrit, i cili tashmë është 4 vite ka fituar 200,000 euro nga spitali i lartëpërmendur për gabimin që kanë bërë, kjo për demin që i është bërë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...