Banka e Anglisë: Sistemi financiar i gatshëm për një Brexit pa marrëveshje

Evropë

Banka e Anglisë: Sistemi financiar i gatshëm për një Brexit pa marrëveshje

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 18:43
Ilustrim

Banka e Anglisë ka theksuar se sistemi financiar i Britanisë së Madhe është i përgatitur për një Brexit pa marrëveshje, megjithëse paqartësitë lidhur me tërheqjen e vendit nga Bashkimi Evropian vazhdojnë të rëndojnë aktivitetin ekonomik.

Komiteti i Politikave Financiare të Bankës së Britanisë, i cili vlerëson rreziqet financiare, tha se është bërë legjislacioni, lejet e përkohshme dhe përgatitjet e tjera nga autoritetet britanike për të “siguruar që familjet dhe bizneset do të mund të përdorin shërbimet ekzistuese dhe të reja nga institucionet financiare të BE-së”.

Megjithatë, banka paralajmëroi se pa veprime të mëtejshme nga autoritetet e BE-së, “ka mundësi për ndonjë ndërprerje të shërbimeve financiare ndërkufitare në rast të një Brexit-i pa marrëveshje”.

Po ashtu theksoi se në një Brexit të çrregullt, kërkesa për asete amerikane mund të pritet të “bjerë ndjeshëm, të zhvlerësojë sterlinën si dhe të shtrëngojë kushtet financiare të familjeve dhe bizneseve të Britanisë së Madhe.

Britania e Madhe, siç është paraparë, më 31 tetor duhet të largohet nga BE, por trazirat brenda qeverisë britanike kanë ngritur mundësinë e një shtyrje tjetër të datës së tërheqjes.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, insiston se Britania e Madhe më 31 tetor do të largohet nga BE me ose pa marrëveshje, por parlamenti britanik miratoi një ligj sipas të cilit kërkon nga ai një shtyrje të afatit nëse nuk arrihet marrëveshje./ATSH/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat