Sulmi në Halle të Gjermanisë - "terror i së djathtës ekstreme" - Bota Sot
Sulmi në Halle të Gjermanisë - "terror i së djathtës ekstreme"

Evropë

Sulmi në Halle të Gjermanisë - "terror i së djathtës ekstreme"

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 18:08
Halle, Gjermani

Të shtënat në një sinagogë në qytetin Halle të Gjermanisë kanë qenë "sulm terrorist i së djathtës ekstreme", tha ministrja e Drejtësisë e Gjermanisë, Christine Lambrecht.

Në sulmin që ndodhi të mërkurën u vranë dy vetë dhe u plagosën nëntë të tjerë.

Sulmuesi i dyshuar, Stephan Balliet, ka pasur katër kilogramë eksplozivë në makinën e tij, tha Lambrecht në një deklaratë me prokurorin e përgjithshëm, Peter Frank.

Frank tha se personi i armatosur "ka planifikuar masakër".

I dyshuari, 27 vjeç, përballet me dy akuza për vrasje dhe nëntë akuza për tentim-vrasje, raportuan mediat gjermane.

Rreth 2,200 njerëz besohet se e shikuan një video-transmetim të drejtpërdrejtë të sulmit, që ai dyshohet se e postoi në platformën online Twitch.

Rreth 60 besimtarë, ndërkaq, ishin në sinagogë në kohën e sulmit.

Policia gjermane u përball me kritika nga komunitetit hebre, i cili e fajësoi atë për "pakujdesi".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...