Parashutisti përplaset me shtyllën, turpërohet para mbretit

Evropë

Parashutisti përplaset me shtyllën, turpërohet para mbretit

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Një parashutist u vu në vështirësi gjatë paradës së Ditës Kombëtare të Spanjës të Shtunën (12 Tetor) pasi bëri një ulje të keqe, duke u përplasur me një shtyllë drite duke mbetur pezull për disa momente.

Qindra persona ishin duke e parë, ku një ndër ta ishte edhe mbreti Felipe i Spanjës.

Mbreti Felipe kryesoi paradën ushtarake në të cilën morën pjesë edhe kryeministri në detyrë Pedro Sanchez.

Ai mori pjesë në sfilatë ndërsa vendi pret verdiktin e Gjykatës Supreme të Spanjës në gjyqin e 12 udhëheqësve separatistë katalanë për rolin e tyre në referendumin e ndaluar të pavarësisë së Katalonjës në 2017- dhe shpalljen e mëvonshme të pavarësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat