Militantët e mbështetur nga Turqia vrasin dy të burgosur kurdë: Mediat ndërkombëtare publikojnë pamjet e ekzekutimit

Evropë

Militantët e mbështetur nga Turqia vrasin dy të burgosur kurdë: Mediat ndërkombëtare publikojnë pamjet e ekzekutimit

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 07:44
Pamje nga video

Luftëtarët arabë të Sirisë të mbështetur nga Turqia vranë të paktën dy të burgosur kurdë të shtunën, njëri prej tyre të shtrirë në tokë me duar të lidhura pas shpinës.

Sipas mediumit amerikan ‘New York Times’, një video që kapi njërën nga vrasjet tregon dy nga luftëtarët e grupit të mbështetur nga turqit duke qëlluar me plumba në distancë të largët një burrë me duart e lidhura ndërsa kolegët e tyre bërtasin “Zoti

Siç thuhet tutje, i burgosuri i dytë që u vra shfaqet në video i gjallë dhe i veshur me një uniformë ushtarake, por ai mungon nga postimi i mëvonshëm në mediat sociale të grupit.

Rabah tha që grupi vrau nëntë luftëtarë kurd, pa specifikuar nëse të dy të burgosurit ishin në mesin e tyre.

Kur u pyet për videon që tregon luftëtarët me aleatë turq që qëlluan të burgosurit, Rabah u nervozua dhe tha që ai ishte duke u përpjekur t’i ndalonte ata të qëllonin.

“Gjithçka ndodhi kaq shpejt”, citohet të ketë thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat