Policia ruse kryen bastisje masive në zyrat e opozitës

Evropë

Policia ruse kryen bastisje masive në zyrat e opozitës

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 13:29
Alexei Navalny

Hetuesit rusë i kanë bastisur shumë zyra të opozitës në mbarë vendin. Ky veprim po shihet si përpjekje e pushtetit për ta rritur presionin ndaj kritikuesit kryesor të qeverisë, Alexei Navalny, dhe aleatëve të tij.

Këto bastisje, për të cilat hetuesit thanë se janë të lidhura me dyshimet për krime financiare, erdhën pas veprimeve të ngjashme të muajit të kaluar dhe më pak se një javë pasi Fondacioni Kundër Korrupsionit e shpalli kryeopozitarin si agjent të huaj.

Liderët opozitarë i kanë dënuar këto veprime si përpjekje për t’i frikësuar ata pas një vere të mbushur me protesta dhe humbjeve të konsiderueshme të partisë në pushtet në këshillin e qytetit të Moskës në shtator.

Komiteti Hetues i Rusisë tha përmes një deklarate se bastisjet janë kryer në zyrat e partisë opozitare në 30 rajone të ndryshme si dhe në banesat e punëtorëve rajonalë të këtij grupi.

Navalny, grupi i të cilit shpesh publikon hulumtime për zyrtarët e lartë shtetërorë, tha përmes rrjetit Tëitter se bastisjet kanë filluar në orën gjashtë të mëngjesit. “Sistemi i sundimit të ligjit po i bën të gjitha përpjekjet që t’i mbrojë zyrtarët e korruptuar dhe ata që marrin ryshfet”, shkroi ai.

Ndonëse i është ndaluar pjesëmarrja në jetën politike aktive, Navalny ka punuar për ta publikuar pasurinë e elitës politike ruse, shkruan “The Guardian”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat