Dënim me burg për dy persona për tregti armësh me mafinë italiane

Evropë

Dënim me burg për dy persona për tregti armësh me mafinë italiane

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 06:44
Foto ilustrim

Një austriak dhe djali i tij u dënuan me burg për furnizimin me armë, që prej vitit 2011, të mafias italiane për 1,4 milionë euro, bëri të ditur gjykata e Klagenfurtit.

Këta dy persona i kanë dhënë 820 pistoleta dhe kallashnikov kreut të një klani të Camorras duke u përpjekur të ndryshonin identitetin e vërtetë të klientit të tyre napolitan.

Ky i fundit hiqej si shitës produktesh të freskëta bujqësore.

Babai, 74 vjeç, mori në instancën e parë një dënim me dy vite burg dhe djali i tij, 48 vjeç, një dënim me 20 muaj burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat