Profesori i Oksfordit akuzohet se i ka shitur fragmentet e një Bible antike

Evropë

Profesori i Oksfordit akuzohet se i ka shitur fragmentet e një Bible antike

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 08:22
Foto ilustrim

Një profesor i Universitetit të Oksfordit është akuzuar se ia ka shitur një kompanie kundërthënëse amerikane fragmentet e një bible të vjetër. Kjo kompani ka qenë e përfshirë në disa skandale të profilit të lartë për shkak të blerjeve të artefakteve biblike.

Dirk Obbink, një nga profesorët më të njohur të artefakteve, është akuzuar nga stafi i një projekti të Oksfordit, të quajtur “Oxyrhynchus Papyri”.

Ai akuzohet për shitje të disa fragmenteve antike te një dyqan zinxhiror amerikan, i quajtur “Hobby Lobby”. Kjo shitje dyshohet se është bërë pa leje. Pronarët e kësaj kompanie janë themelues të Muzeut të Biblës në vitin 2017, i cili vlerësohet se e ka vlerën e 400 milionë dollarëve.

Në një deklaratë të publikuar nga Shoqata Egjiptiane e Kërkimeve, e cila e menaxhon projektin “Papyri”, është informuar nga Muzeu i Biblës se profesori Obbink ia ka shitur 11 fragmente të Biblës në dy grupe në vitin 2010.

Ligjëruesi i letërsisë greke dhe papirologjisë më parë i ka mohuar disa akuza, duke thënë se akuza që ai e ka shitur një fragment të kapitullit të parë nuk është e vërtetë.

Familja Greeen, e cila është pronare e Muzeut të Biblës, i ka mbledhur disa nga koleksionet e biblave më të vjetra në botë, të cilat mund të shihen nga vizitorët në këtë muze, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat