Protestuesit nisen në marshin proteste, 131 persona të plagosur

Evropë

Protestuesit nisen në marshin proteste, 131 persona të plagosur

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 12:29
Pamje nga protesta

Në ditën e tretë të protestës ndaj vendimit për dënimin e nëntë liderëve katalanë, protestuesit nga disa qytete të rajonit u nisën sot në një marshim proteste.

Synimi i tyre është të arrijnë në Barcelona deri të premten.

Në përleshje janë plagosur 131 persona, përfshirë policë dhe protestues. AP shkruan se 18 pjesëtarë të policisë spanjolle dhe 54 anëtarë të policisë rajonale u plagosën të martën.

Një person humbi syrin kur u godit në fytyrë nga një plumb gome të shkrepur nga policia, sipas gazetës ‘El Pais’.

Policia arrestoi 29 persona në Barcelonë gjatë një trazire mbrëmë. Protestuesit vunë zjarrin në 150 barrikada në rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat