Johnson: Ekziston një shans për një marrëveshje mbi Brexit

Evropë

Johnson: Ekziston një shans për një marrëveshje mbi Brexit

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 18:38
Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson u ka thënë ministrave në qeverinë e tij se ekziston mundësia për të arritur një marrëveshje të re Brexit me Bashkimin Evropian, por që ende nuk është arritur një marrëveshje, tha sot zëdhënësi i tij.

Sipas tij, ka ende çështje të pazgjidhura për t'u arritur dhe bisedimet me Partinë Demokratike të Bashkimit Demokratik të Irlandës Veriore janë duke vazhduar, raporton Reuters.

"Kryeministri e informoi Kabinetin për përparimin në bisedimet në vazhdim për Brexit. Ai tha se ekziston një shans për të siguruar një marrëveshje të mirë, por ende nuk është arritur, ka pyetje ende të hapura", tha zëdhënësi i kryeministrit britanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat