Shkon në 15 numri i viktimave nga shembja e digës në Rusi

Evropë

Shkon në 15 numri i viktimave nga shembja e digës në Rusi

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 15:59
Foto

Së paku 15 minatorë kanë vdekur të shtunën pas shembjes së një dige në një minierë ari në pjesën jugore të Rusisë.

Reshjet e mëdha të shiut e dobësuan digën dhe ndikuan që ajo të shembej duke shkaktuar vërshimin e disa vendstrehimeve të përkohshme të minatorëve. Tragjedia ndodhi rreth 160 kilometra në jug të qytetit Krasnoyarsk.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka dhënë urdhër për marrjen e të gjitha masave për ta identifikuar shkaktarin e fatkeqësisë dhe për ta parandaluar ndonjë efekt në zonat e banuara.

Rusia është njëra ndër prodhueset më të mëdha të arit në botë. Sipas një liste, ky shtet e zë vendin e tretë në botë për prodhimin e metalit të çmuar me rreth 280 tonë ar në vit.

Ministria e Emërgjencave tha se shembja e digës ndodhi në orën gjashtë të mëngjesit sipas kohës lokale në fshatin Schetinkino, rreth 260 kilometra në jug të qytetit Krasnoyarsk.

Në njoftim thuhet se pranë kësaj dige ishin duke punuar 270 punëtorë, ndërsa shembja e saj e ka shkaktuar vërshimin e dy vendbanimeve të përkohshme, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat