Deutsche Welle (DW): A është i vdekur përgjithmonë zgjerimi i BE-së?

Evropë

Deutsche Welle (DW): A është i vdekur përgjithmonë zgjerimi i BE-së?

Nga: F.B Më: 19 tetor 2019 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Vetoja franceze për Shkupin dhe Tiranën është shprehje e skepsës së thellë ndaj zgjerimit të BE-së kanë thënë bisedues të DË, besimi ndaj BE-së asnjëherë nuk ka qenë në shkallë më të ulët. A ka vend për optimizëm?, shkruan “Danas” përcjell “Bota Sot”

Pas 15 viteve të stazhit si kandidat Maqedonia veriore, pas dhjetë rekomandimeve të Komisionit Evropian për hapje të bisedimeve për anëtarësim dhe pesë viteve kandidimi dhe dy rekomandimeve të Komisionit për Shqipërinë për hapin e ri në rrugën euro-integruese, anëtarët e BE-së janë pajtuar vetëm që për fillimin e bisedimeve me këto vende të shqyrtohet në vitin tjetër.

„Këtu nuk është fjala vetëm rreth asaj sa janë këto vende të gatshme të hyjnë në BE, por sa kanë përmbushur kushtet për fillimin të bisedimeve të hyrjes. Disa vende anëtare mendojnë se kushte të tilla nuk ka. Unë mendoj se është gabim historik “, ka thënë kryetari i Komisionit Evropian në largim Zhan-Klod Junker.

Megjithatë për shkka të vetos direkt nga presidenti francez Emanuel Makron të gjitha tentimet e bindjes shkuan huq.

„Porosia që Shqipëria dhe Maqedonia Veriore, por edhe Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe BiH morën është se nuk janë të mirëseardhura – çfarëdo që të bëjnë “, ka vlerësuar për DW Aleksandra Shtiglmajer nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet.

Fillimi i fundit të zgjerimit të BE-së? 

Pas përfundimit të takimit të liderëve të BE-së, në Ballkan janë dërguar fjalë keqardhje, mirëkuptim edhe mbështetje. Rreth situatës së krijuar flet edhe një pyetje  e gazetarëve në përfundim të takimit: „A jemi ne dëshmitarë të fillimit të fundit të zgjerimit të Evropës dhe cilat do të jenë pasojat e kësaj?“

Përderisa kryetari i Këshillit Evropian më largim Donald Tusk, është dukshëm i shqetësuar me përfundimin negative të diskutimit për zgjerim, sqaron se kjo është “vetëm krizë e shkurtër dhe jo fund i zgjerimit”, ndërsa Junker tha:

„Nëse ky është fundi i zgjerimit, duhet të përballemi me kritika të ashpëra sepse i kemi trimëruar ato vende, iu kemi ndihmuar, iu jemi përkushtuar dhe kemi dhënë premtime publike. Nëse duam të na respektojnë, duhet të mbajmë premtimet“, tha Junker.

Besimi ndaj BE-së në Ballkanin perëndimor është në “minimumin historik”, ka thënë Aleksandra Shtiglmajer: „ Kjo është absolutisht pika më e ulët në të cilën ndodhemi në 20 vitete e fundit në lidhje me politikën e zgjerimit “, ka thënë ajo për DË.

Njohësit e politikës evropiane dhe rrethanave ballkanike përkujtojnë edhe në rregullin e vjetër se “edhe nga e keqja ka më keq”. „ Zgjerimi nuk është i vdekur, por do të kërkoj më shumë kohë dhe do ketë frustrime më të mëdha se që është pritur “, ka thënë për DW Florijan Biber, profesor i Universitetit të Gracit.

Kohë më parë kryeministrit të Kroacisë Andrej Plenkoviç ka llogaritu se Kroacia në bisedime bashkëngjitje të ngushta edhe të gjera me vendet tjera anëtare të BE-së i janë dashur 2.096 ditë bisedime, ndërsa për atë kohe Serbia ka hapur vetëm gjysmën e 35 kapitujve të bisedimeve. 

Në rastin më të mirë Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore do të iu duhen dhjetë vite të kalojnë atë rrugë.

Nuk jeni ju, ne jemi

Biber mendon se zgjerimi nga „politika më e suksesshme e BE-së “ është bërë „dem kolateral“ i vizioneve të konfrontuara për ardhmërinë e Bashkimit. „Bllokimi i Francës flet se këtu pak punohet konkretisht me vendet kandidate e më shumë për skepsën e thellë ndaj zgjerimit.“

„Franca ka treguar gatishmëri që të mbaj pjesën e mbetur të BE-së, por edhe vendet jashtë BE-së si peng të agjendës së saj politike. Kjo nuk është risi, por jo në këtë mënyre radikale të bëhet kjo nuk është sinjal për ardhmëri të zgjerimit “, tha Biber.

Profesori i Gracit pyet „pse tash Kosova dhe Serbia të pranojnë në normalizimin e komplikuar të raporteve, pse të shkojnë me tutje me reforma?“

„Kjo nuk do të thotë se nuk do të vazhdojnë reformat, por do të jetë shumë më vështirë. Do të jetë më lehtë pë rata që kërkojnë miq në anët tjera dhe arsyetohen” çka na ofron BE?’“, sqaron Biber.

Aleksandra Shtiglmajer thotë se është me rëndësi që vendet e Ballkanit Perëndimor të kuptojnë se çfarëdo që bëjnë në fushën e reformave e bëjnë për jetë më të mirë dhe jo vetëm për rrugën e BE-së. „Kjo ka qenë rasti me zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë Verior, por njëjtë është edhe me kontestin mes Kosovës dhe Serbisë”, shton profesori Biber.

Nga ky samit ka mbetur premtimi se për zgjerimin përsëri në mënyrë themelore do të diskutohet në samitin e BE-së dhe Ballkanit perëndimor që do të mbahet në Kroaci në gjysmën e parë të vitit që vjen sepse ai vend do të marr kryesimin e Këshillit të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat