BE: Londra të informojë sa më shpejt për hapat e ardhshëm

Evropë

BE: Londra të informojë sa më shpejt për hapat e ardhshëm

Nga: atsh Më: 19 tetor 2019 Në ora: 18:48
Mina Andreeva

Komisioni Evropian i kushtoi vëmendje të madhe votimit në parlamentin britanik për të ndaluar përkohësisht miratimin e marrëveshjes së Brexit, deklaron një zëdhënëse në Twitter, duke i bërë thirrje Londrës të tregojë se çfarë do të ndodhë më pas.

“Komisioni i kushton rëndësi të madhe votimit të sotëm në Dhomën e Komuneve, për të ashtuquajturin amendamentin Letwin, që do të thotë se vetë marrëveshja e tërheqjes nuk ishte hedhur sot për votim”, shkruan zëdhënësja, Mina Andreeva.

“Do të ishte mirë që qeveria e Britania e Madhe të na informojë sa më shpejt për hapat e ardhshëm”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat