"Drejtësi për vajzat", Kroacia ngrihet në protesta

Evropë

"Drejtësi për vajzat", Kroacia ngrihet në protesta

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 07:54
Protesta

Mijëra njerëz në të gjithë Kroacinë kanë protestuar kundër mënyrës se si autoritetet trajtojnë akuzat për dhunë seksuale ndaj grave.

Demonstratat, të organizuara nga grupet e të drejtave të grave, u nxitën nga lirimi i pesë burrave të akuzuar për përdhunimin e një vajze 15-vjeçare.

Një gjykatës liroi burrat ndërsa autoritetet hetuan akuzat.

Por çështja shkaktoi zemërim kombëtar dhe pas një jave proteste, burrat u morën sërish në arrest këtë javë.

Duke marshuar nën një flamur të "drejtësisë për vajzat", protestuesit kërkuan mbrojtje më të mirë për viktimat e dhunës seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat