Mbi 100 mijë nënshkrime për referendumin e dytë për Brexit-in

Evropë

Mbi 100 mijë nënshkrime për referendumin e dytë për Brexit-in

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 12:20
Britani

Për më pak se 24 orë, më shumë se 100 mijë britanikë e kanë nënshkruar një kërkesë për mbajtjen e referendumit të dytë për çështjen e Brexit-it. Kjo kërkesë erdhi pasi një milion njerëz morën pjesë në protestën para kuvendit britanik.

Nënshkrimi i kësaj kërkese, i organizuar nga grupi “Vota e Popullit” dhe gazeta “The Independent” ka për qëllim të kërkojë nga udhëheqësit e Britanisë dhe të Bashkimit Evropian që të bëjnë gjithçka që munden që t’ia mundësojnë popullit britanik të votojë edhe një herë për marrëveshjen e Brexit-it.

Para përfundimit të afatit për Brexit-in më 31 tetor, kjo letër do të dërgohet në qeveri dhe në dy dhomat e kuvendit britanik, në Parlamentin Evropian dhe në ndërtesën ku i zhvillon takimet Këshilli Evropian.

Përkrahja për këtë peticion erdhi pasi qindra mijëra njerëz marshuan në rrugët e Londrës të shtunën për ta kundërshtuar planin e kryeministrit Johnson që ta largojë vendin nga BE-ja më 31 tetor. Organizatorët e protestës thanë se në tubim morën pjesë një milion njerëz.

Njëra ndër figurat kryesore të Partisë Laburiste në opozitë, Sir Keir Starmer, ka ofruar përkrahje për këtë kërkesë, duke thënë: “Sot ne po marshojmë së bashku për të thënë se i besojmë popullit, jo Boris Johnson-it, për ta zgjidhur krizën e Brexit-it dhe ne po ua dërgojmë këtë porosi njerëzve të pushtetshëm”, shkruan “Independent”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat