Mogherini shpreh keqardhje për gabimin historik në lidhje me bisedimet për zgjerim

Evropë

Mogherini shpreh keqardhje për gabimin historik në lidhje me bisedimet për zgjerim

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 20:28
Federica Mogherini

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini tha se liderët e Bashkimit Evropian bënë një gabim historik kur ata nuk arritën të bien dakord për fillimin e bisedimeve për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në samitin e tyre.

Mogherini shkroi sot në blogun e saj se shpreh keqardhje që liderët evropianë nuk mund të pajtoheshin përkundër përparimit të jashtëzakonshëm të bërë nga të dyja vendet.

"Kjo është shumë më tepër sesa një shans i humbur, është një gabim historik që shpresojmë të korrigjohet sa më shpejt që të jetë e mundur," porositi Mogherini.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ishte kundërshtari më i zëshëm i fillimit të bisedimeve të anëtarësimit gjatë mbledhjes së Këshillit Evropian të enjten dhe të premten, duke argumentuar se procedurat e zgjerimit duhet së pari të rishikohen para se të lejojnë vendet të hyjnë në BE

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat